Fetai: BE nuk është as si Jugosllavia, as si Bashkimi Sovjetik

Mund të mendojmë çfarë të duam për Zv. Kryeminstrin bullgar Krasimir Karakaçanov, por ai po u mban ligjerata gjeopolitke tre gjenive Zaev-Osmani-Dimitrov. Karakaçanov po thotë se këta tre nuk e kuptojnë si funksionin BE-ja e cila nuk është as Jugosllavi e as BRSS, ku shtetet e vogla përlahen mes veti dhe në fund vjen shoku Tito apo shoku Brezhnev dhe zgjidh problemin duke imponuar një marrëveshje.
Dhe me të drejtë. Gjermania si shteti më i madh, Malta si shteti më i vogël por edhe Bullgaria si shteti më i varfër, kanë të drejtë vetoje aty ku e parasheh traktati i BE-së dhe asnjë shtet anëtar nuk mund t’i imponojë të tjerëve votim sipas dëshirave të tij apo të palëve të treta. Dhe kjo është bukuria e BE-së.
Pra barra e përgjegjësisë së ngecjes së integrimit të RMV në BE është kryekput përgjegjësi e manipulimeve dhe e mosdijes së treshës së rrencave Zaev-Osmani-Dimitrov. Fajtor tjetër nuk ka.
(Arben Fetai)