Modelja e njohur shqiptare, Xhesika Berberi ishte e ftuar në emisionin “Wake Up” ku foli rreth krijimit të familjes dhe planet e saj rreth karrierës.
Modelja tha se do donte të bëhej nënë, por këtë e ka lënë në dorë të zotit se kur do të ndodhë.
“Po, patjetër. Si çdo femër. Ne e kemi atë efektin e mëmësisë që kur jemi të vogla. Kur të jetë koha e duhur, kur ta ketë shkruar Zoti”, tha ajo.
Ndër të tjera, modelja tregoi edhe nëse do të jetë pjesë e edicionit të tretë të “Big Brother Vip Albania”.
“Nuk e shikoj veten në atë lloji formati. Është shumë interesant, më pëlqen shumë. Por, nuk do dukem shumë interesant, se nuk dua drama. Jam shumë e qetë”.
Ajo u ndal te një nga ish-banoret e edicionit të kaluar, Kiarën, të cilën ka vite që e njeh pasi kanë punuar dikur bashkë.
Xhesika shprehu fjalët më të mira për të, duke shtuar se moderatoren me Luizin i sheh si një çift që duhen shumë.
“Kiarën e kam patur kolege. Dhe më ka bërë shumë përshtypje se sa vajzë e mirë ka qenë dhe me këmbë në tokë. Gjithmonë ka qenë shumë e sjellshme. Shumë veta e kanë gjykuar, por unë jam person që i marrë gjërat në anën pozitive dhe nuk më pëlqen të shikoj negativitetin. Mendoj se ka bërë atë çfarë ka ndjerë dhe i uroj shumë suksese. Mendoj se ka qenë e sinqertë. Me Luizin e shikoj që të dy duhen shumë. Mbase e ndjej atë kiminë, madje para dy-tre ditësh i pashë te lagjja dhe dukeshin shumë të lumtur bashkë”, tha ajo.