Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari sot i ka dorëzuar “Çelësin e Qytetit” ministrit të mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, shkruan Telegrafi Maqedoni.
“Sot kisha nderin që ta pres dhe t’ia dorëzojë mirënjohjen më të lartë “Çelësin e qytetit”, ministrit të mbrojtjes të Republikës së Kosovës, Armend Mehaj.
Biografia e ministrit Mehaj është mbresëlënëse, ai është profesionist i dëshmuar dhe ndjehem krenar që në shenjë respekti dhe mirënjohjeje, t’ia ndaj “Çelësin e qytetit”.
“Çelësi i qytetit” ndahet për personat që kanë ndikim në shoqëri, e unë shpresoj që z. Mehaj sa më shpesh ta vizitojë qytetin e Gostivarit dhe gjithmonë të lobojë për t’i sjellë të mira Gostivarit dhe qytetarëve të tij”, theksoi Taravari.
Ministri i Mbrotjes së Kosovës, Armend Mehaj tha se të mbash çelësin e Komunës ka një domethënie të madhe. Kjo për mua paraqet një privilegj, por njëherit edhe obligim moral dhe kombëtar që Gostivarin gjithnjë ta kem në mendje dhe zemër në aktivitetet e mija derisa të jem.
“Me kënaqësinë më të madhe kam pranuar ftesën për të qenë mysafir i juaji sot. Të nderohem me këtë titull ka qenë ëndërr e imja gjithmonë, ndërsa sot është realitet që më gëzon.
Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut sot më nderuan dhe respektuan, veçanërisht çmoj shumë vlerësimin dhe kontributin e kryetarit Arben Taravari, si mjek, profesor dhe politikan”, tha Mehaj.