Për herë të parë në histori, Miss Universe shpallet një nënë!

Për herë të parë në historinë e konkursit të bukurisë “Miss Universe”, kurorën e ka fituar një grua që është nënë.

27-vjeçarja Jennifer Barreto nga Porto Riko u shpall fituese e edicionit të vitit 2026, në finalen e zhvilluar të martën në San Juan.

Barreto, e cila punon si psikologe dhe punonjëse sociale, është nënë e një vajze të quajtur Penelope. Ajo triumfoi mes 117 konkurrenteve nga më shumë se 110 vende, duke i siguruar Porto Rikos kurorën e gjashtë në historinë e këtij konkursi, pas 20 vitesh pa fitore.

Kurorën ia dorëzoi fituesja e vitit 2025, Fatima Bosch. Ajo është punuar me ar të bardhë 18-karatësh dhe zbukuruar me 3.150 diamante.

Në pesëshen finaliste u renditën edhe përfaqësueset e Filipineve, Zelandës së Re, Venezuelës dhe Republikës Dominikane.

Këtë vit, në mesin e pjesëmarrëseve kishte edhe 10 nëna, 22 studente pasuniversitare dhe pesë mjeke.