Xhaka uron bashkëshorten për ditëlindje: Pas një burri të suksesshëm gjithmonë fshihet një partnere e mrekullueshme

Ditën e sotme, bashkëshortja e futbollistit shqiptar, Granit Xhaka, feston ditëlindjen.

Urimin më të veçantë e mori pikërisht nga futbollisti, shkruan lajmi.net.

Ylli shqiptar ka shpërndarë disa fotografi në ‘InstaStory’, me anë të të cilave ka shprehur dashurinë dhe mirënjohjen për gruan.

“Zemra ime. Je personi me zemrën më të mirë që kam takuar ndonjëherë. E meriton për çdo gjë të mrekullueshme që ka ndodhur në jetën tënde”, tha ai.

“Për një burrë me sukses gjithmonë fshihet një partnere e mrekullueshme. Të dua përgjithmonë”, vazhdoi Xhaka.

Ndryshe, Xhaka, është tejet i suksesshëm në fanellën e Zvicrës./Lajmi.net/