Anisa nuk ishte e vetme, bashkë me të ka humbur edhe Melisa! MPB-ja deklarohet për rastin

Gjurmët ndaj bijës së tyre nuk i ka humbur vetëm familja e Anisa Ajros, por edhe e Melisa Kurtishit.

Këtë e konfirmojnë edhe familjarët e dy vajzave, për të cilat dyshohet se kanë humbur në drejtim të njejtë.

Për rastin për TV21 janë deklaruar edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme.

“Më datë 30.03.2023 në Stacionin Policor në Bit Pazar në ora 20.30, E.A.(38) ka denoncuar se ka humbur bija e tij, A.A.(12), kurse rreth orës 22:00, edhe Gj.O.(39) ka denoncuar se ka humbur bija e tij M.K.(15). M.K. edhe në raste të tjera ka humbur nga shtëpia por është kthyer prapa. Ndërmerren masat për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB-ja.