Tetë autobusë që shërbenin për transportin e nxënësve u dërguan menjëherë për kontroll, derisa u shqiptuan 66 dënime, pasi Policia e Maqedonisë së Veriut ka kryer për katër orë kontrolle, transmeton Portalb.mk.
“Gjatë kontrollit janë konstatuar 66 kundërvajtje në trafik, prej tyre 10 për kyçje në mënyrë jo të rregullt në trafik, nëntë për mosposedimin e lejes së qarkullimit, gjashtë për përdorimin e telefonit celular gjatë ngasjes së mjetit. Në kontrollim të jashtëzakonshëm teknik janë dërguar tetë mjete”, raportoi Policia.
Kontrollet ishin kryer prej orës 12:00 deri në orën 16:00 në krejt territorin e vendit, me qëllim rritjen e sigurisë gjatë lëvizjes së nxënësve në rrugën ndërmjet shtëpisë dhe shkollës.