Xhaka pas barazimit ndaj Bayernit: Meritojmë respekt pasi kthyem dy herë rezultatin

Bayer Leverkusen ka marrë një barazim shumë të vlefshëm në udhëtim te Bayern Munich në Allianz Arena.

Me barazimin e mbrëmshëm në Allianz Arena, Leverkusen mbetet i pamposhtur në Bundesliga pas katër xhirove me tre fitore e një barazim.

Granit Xhaka ka qenë ndër më të mirët në fushë dhe u vlerësua jashtëzakonisht shumë për paraqitjen e bërë ndaj bavarezëve.

“Kthimi në rezultat dy herë meriton respekt”, tha Xhaka pas barazimt që morën ndaj Bayernit.

“Është ende shumë herët për të folur kaq shumë, por ne vërtetë kemi bërë jë lojë të mirë ndaj Bayernit”, deklaroi Xhaka pas ndeshjes.

Xhaka është shëndrruar në lider te Bayer Leverkusen dhe po vlerësohet lartë për paraqitjet e tij në Bundesliga.

Në xhiron e ardhshme Xhaka me shok do të përballen me Heidenheim në ‘Bay Arena’.