Fabio Grosso, trajner i ri i Lyonit

Klubi francez, Olympique Lyon ka emëruar zyrtarisht Fabio Grosson si trajnerin e ri të tyre pas shkarkimit të Laurent Blanc.

Një yll në rritje, fituesi i Kupës së Botës 2006, shkëlqeu sezonin e kaluar në Serie B me Frosinonen, duke siguruar një përfundim në vendin e parë për t’i udhëhequr ata drejt një rikthimi në Serie A. Megjithatë, ai la postin e tij në fund të sezonit, duke treguar shenja të ambicieve të mëdha.

Lyon e ka nisur sezonin në mënyrë katastrofike, duke marrë vetëm një pikë nga katër ndeshjet e para dhe siç u njoftua sot, Grosso tashmë është emëruar zyrtarisht si trajneri kryesor i Lyon, duke nënshkruar një kontratë deri më 2025.

“Fabio Grosso është trajneri ynë i ri! Reprezentuesi i parë italian që veshi ngjyrat tona midis 2007 dhe 2009 shton një kapitull të ri në historinë e tij personale me klubin tonë. Mirë se erdhe në shtëpi, Fabio”, thuhet në njoftim.

 

Gjatë karrierës së tij si lojtar, fituesi i Kupës së Botës 2006 kaloi dy vjet me skuadrën e Ligue 1, duke bërë 78 paraqitje në të gjitha garat.

Ndeshja e parë e Grosso në krye të Lyonit do të zhvillohet më 23 shtator, kur skuadra do të udhëtojë për në Brest.