Liverpoli merr fitore të madhe me përmbysje ndaj Wolvesit

Liverpooli ka marrë një fitore shumë të rëndësishme, teksa ka mposhtur Wolverhampton Wanderers me rikthim në udhëtim 1-3.

Ndeshja nisi më mirë për skuadrën vendase, që vetëm pas shtatë minutash lojë gjeti golin e epërsisë.

Hwang He-Chan realizoi gol të bukur pasi u shërbye mirë nga portugezi Pedro Neto për 1-0.

Në pjesën e parë më të mirë ishin vendasit kur Cunha pati rast të artë për 2-0, por nga afërsia nuk goditi mirë.

Kësisoj 45 minutat e para të ndeshjes përfunduan me epërsinë minimale të vendasve 1-0.

 

Pjesa e dytë nisi më mirë për mysafirët, ku pas 10 minutave gjetën golin e barazimit me Cody Gakpon që realizoi nga afërsia për 1-1 pas asistimit nga Mohamed Salah.

 

The Reds siguruan tre pikët në pesë minutat e fundit të ndeshjes, kur Salah asistoi sërish kësaj radhe për Andy Robertson që shënoi për 1-2.

Sulmuesi egjiptian kompletoi het-trikun me asistime në minutën e 91-të pasi shërbeu bukur Elliotin që realizoi për 1-3.

 

Me këtë fitore The Reds ngritën në krye të Ligës Premier me 13 pikë pas pesë ndeshjeve, derisa Wolves mbeten në pozitën e 15-të me vetëm tre pikë.