Granit Xhaka beson se tani është i gatshëm që ta rimarrë shiritin e kapitenit te skuadra e Arsenal.
Mesfushori zviceran, Granit Xhaka ka dhënë disa komente me situatën aktuale tek Arsenal dhe duket se ai po kalon në një moment mjaft të mirë.
Lojtari insiston se tashmë është gati të rimarrë shiritin e kapitenit te ‘Gunners’.
“Kurrë nuk them kurrë. Nuk isha gati për atë”, ka thënë Xhaka, transmeton lajmi.net.
“Një kapiten i Arsenalit mund të jetë edhe pa shirit. Unë po tentoj të udhëheq lojën dhe lojtarët edhe pa shiritin, por nëse nesër dikush nga klubi më pyet nëse dua ta marrë shiritin, unë do të jem këtu sepse e di se jam gati për ta bërë atë përsëri”, shtoi zvicerani.
Xhaka ka qenë në mesin e lojtarëve kyç të Mikel Arteta këtë sezon. Ai me shokët e tij synojnë kualifikimin në top katërshe.