Mbappe te Reali? Perez: Mund të jetë e vërtetë

Florentino Perez ka folur përsëri lidhur me çështjen Kylian Mbappe.

Mbappe vazhdon të lidhet me një kalim të mundshëm te skuadra e Real Madrid dhe komentet e fundit të presidentit të madrilenëve e bëjnë edhe më të mundshme një lëvizje të tillë.

Florentino Perez nuk ka hedhur poshtë asgjë. Ai ka thënë se mund të jetë e vërtetë që francezi do të bëhet lojtari i tyre.

“Unë nuk kam menduar për Mbappe, por tani që po e përmendni, mund të jetë e vërtetë”, ka thënë Perez, transmeton lajmi.net.

“Kur të planifikojmë skuadrën për sezonin tjetër, do të shohim”, shtoi presidenti Perez.

Real Madrid ishte shumë afër transferimit të Mbappe gjatë verës së kaluar, por krerët e PSG bllokuan gjithçka.