Berbatov tregon pse Ronaldo mund të largohet nga Man United

Cristiano Ronaldo vazhdon të lidhet me një largim të mundshëm nga Man United.

Ylli portugez është realizatori më i mirë i ‘Djajve të Kuq’ këtë edicion, megjithatë sezoni i tij vazhdon të vlerësohet si jo i mirë.

Shumë zëra e lidhin lojtarin me një largim nga ‘Old Trafford’. Një gjë të tillë e sheh të mundshme edhe Dimitar Berbatov, i cili ka dhënë arsyet e tij.

“Ronaldo po bën shumë mirë për moshën që ka. Të shënosh kaq shumë gola në Premier League, në moshën e tij, është arritje e shkëlqyer”, ka thënë Berbatov fillimisht, përcjell lajmi.net.

“Ai ka edhe një vit kontratë dhe është në dorën e tij nëse qëndron ose jo. Do të isha i lumtur nëse ai qëndron. Nëse vendos të largohet, nuk mund ta kritikojmë. Ai është mësuar të luajë në Champions League çdo sezon të karrierës dhe mund të jetë e vështirë për të”, shtoi bullgari.

Ronaldo ka luajtur në Champions League që nga sezoni 2002/03, kur aktivizohej me skuadrën e Sporting Lisbonës.