Xhaferi me urim për 23 Tetorin

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi sot dërgoi urime me rastin e festës shtetërore 23 Tetori – Dita e luftës revolucionare maqedonase.

“Çdo ditë e re sjell sfidë të, beteja të reja që simbolizojnë jetën, që e bëjnë jetën ajo që është, betejë e përhershme për një të nesërme më të mirë për ne, për gjeneratat e reja dhe për shtetin tonë. Çdo gjeneratë, me barrën e vet. Edhe historia bashkëkohore na vë në sprova që janë para nesh në rrugën e përmbushjes së qëllimit tonë të nënvizuar dhe ky është një rast i bukur për ti kujtuar të gjitha vendimet e guximshme dhe të vështira që u morën nëpër vite për ndërtimin e shtetit dhe për të shprehur nderimet ndaj njerëzve të mëdhenj me vizion dhe për sakrificën e tyre të parezervë”, thuhet në urimin e Xhaferit.

“Ideja për shtet bashkëkohor, të qëndrueshëm, të suksesshëm dhe demokratik i cili siguron jetë të mirë, cilësore dhe mirëqenie sipas standardeve evropiane për të gjithë qytetarët e vet të cilët janë pjesëmarrës aktivë në ndryshimet pozitive në Republikën e Maqedonisë së Veriut është e realizueshme vetëm nëse jemi të gjithë të bashkuar drejt atij qëllimi të përbashkët. Vetëm atëherë do e tejkalojmë çdo pengesë dhe e pamundura do të bëhet e mundur”, thuhet më tej në urimin e kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi.