Sot shënohet Dita e luftës revolucionare-maqedonase

Sot, 23 tetor në Maqedoninë e Veriut do të shënohet Dita e luftës revolucionare-maqedonase.

Me këtë rast Qeveria e Maqedonisë së Veriut organizon vendosjen e luleve në përmendoren e Goce Dellçevit në Parkun e Qytetit në Shkup.

Në ngjarjen, me fillim prej orës 10:00 do të jetë i pranishëm delegacioni qeveritar i përbërë nga Rober Allagjozovski, koordinatorit nacional për interkulturalizëm, një shoqëri, zhvillim të kulturës dhe bashkëpunimi ndër-resorësh dhe drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov./TV21