Pendarovski me rastin e 23 Tetorit: Të tejkalojmë sfidat e kohës sonë, ta duam dhe ta ruajmë shtetin

Presidenti Stevo Pendarovski sot dërgoi urime me rastin e 23 Tetorit – Ditës së luftës revolucionare-maqedonase, në të cilën e thekson rëndësinë e datës së themelimit të organizatës revolucionare maqedonase, të cilën ai e quan, pikë kthese nga e cila filloi rrugëtimi i gjatë dhe i mundimshëm për krijimin e shtetit të pavarur maqedonas.

“Në organizatën revolucionare maqedonase kishte qasje të ndryshme, koncepte, kuptime ideologjike, por gjithmonë vetëm një ide e vetme e përbashkët – Maqedonia e lirë dhe e pavarur”, thuhet në urimin e presidentit Pendarovski.

“Pavarësisht nga feja, etnia, ideologjia, partia apo ndonjë përkatësi tjetër, le të bashkohemi rreth idesë për një Republikë të Maqedonisë të Veriut demokratike, të zhvilluar, të përparuar dhe të begatë. Për të kapërcyer sfidat e kohës sonë, ta duam dhe ta ruajmë shtetin, për të mos u grindur me njëri-tjetrin dhe për të lënë anash interesat personale. Le të vazhdojmë të ndërtojmë një të ardhme, të frymëzuar nga patriotizmi, sakrifica dhe heroizmi i revolucionarëve tanë”, thuhet më tej në urimin e presidentit të vendit Stevo Penadorvski.