Xhaferi deputetëve të rinj: Kujtone fjalimin e Ebu Bekrit kur erdhi në pushtet!

Arjanit Xhaferi

Për gjithë të zgjedhurit e popullit që sot janë ulur në përbërjen e re të kuvendit, Ky është fjalimi i parë i Ebu Bekrit (r.a.) kur erdhi në pushtet :
“O njerëz! Jam zgjedhur nga ju për të udhëhequr këtë vend, por nuk e shoh veten si më të mirin ndër ju. Nëse do të më vëreni duke punuar mirë, më ndihmoni e, nëse më shikoni duke vepruar keq, atëherë me drejtoni dhe më këshilloni. Sinqeriteti është amanet, kurse gënjeshtra është tradhëti. I dobëti në mesin tuaj është i fortë tek unë, për sa kohë që unë t’i garantoj atij të drejtën. Ndërsa i forti në mesin tuaj është i dobët tek unë, deri në çastin që t’i kthej hakun në emër të Zotit. Askush prej jush mos t’i shmanget luftëmbrojtjes, sepse sa herë që një popull i është shmangur luftëmbrojtjes, Zoti e ka goditur me nënçmim. Bindmuni mua, përsa kohë që unë t’i bindem Allahut dhe të Dërguarit të Tij e, nëse nuk i nënshtrohem Zotit, mos m’u bindni.”