Xavi shpreson rinovimin me Gavin

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez shpreson që Gavi do të qëndrojë në ‘Camp Nou’.

E ardhmja e talentit të ri të Barcelonës vazhdon të komentohet.

Ai ka kontratë me gjigantin katalan deri në sezonin tjetër dhe rinovimi ende nuk është arritur.

Të dy palët duan të vazhdojnë bashkëpunimin, por nuk po bien dakord me kushtet.

Në lidhje me qëndrimin e Gavit te Barca ka folur edhe vet trajneri Xavi.

Ai shpreson që spanjolli do të rinovojë kontratën e tij me ekipin katalanas.

“Shpresoj që Gavi të rinovojë kontratën së shpejti. Unë me të vërtetë dua që ai të jetë i radhës pas Araujos”, tha Xavi, transmeton lajmi.net.

Gavi ka 44 paraqitje me Barcelonën këtë sezon, ai ka gjetur golin dy herë dhe ka dhuruar gjashtë asistime.