Cavani ka prioritet transferimin te Boca Juniors

Edinson Cavani ka prioritet transferimin te Boca Juniors.

Në fund të këtij sezoni Cavanit i përfundon kontrata me Manchester United, andaj edhe do të largohet.

Asnjëra palë nuk kanë shfaqur interesim për rinovim dhe ai do largohet si një lojtar i lirë nga ‘Old Trafford’.

Sipas ‘AS’ sulmuesi dëshiron tranferimin te Boca Juniors, përcjell lajmi.net.

Cavani këtë sezon nuk ka pasur mjaft paraqitje me ‘Djajtë e Kuq’, ai ka luajtur vetëm 17 ndeshje ku ka shënuar dy gola dhe dhuruar një asistim.