Xavi për kontratën e Dembeles: Do të flasim sërish me agjentin e tij – presim që ai të qëndrojë

Kohët e fundit është raportuar se Dembele nuk dëshiron të zgjasë kontratën me Barcelonën, duke ngjallur kështu interesimin e shumë skuadrave evropiane.

Dembele raportohet se dëshiron një mega-kontratë te Barcelona, dicka që Barcelona nuk është e aftë t’ia ofrojë, duke e ditur krizën ekonomike të tyre.

Në mes të këtyre spekulimeve për kontratën e Dembeles, ka reaguar trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez.

Spanjolli ka theksuar ata do të flasin sërish me agjentin e tij, por nuk është i zhgënjyer me francezin.

“Është një negociatë, është normale – do të flasim sërish me agjentin e tij. Nuk jam i zhgënjyer me Ousmane. Të shohim se çfarë ndodh.

“Ne, klubi, kemi një pozicion shumë të qartë dhe vazhdoj të pres që Dembélé të bëjë një gjest për të qëndruar këtu te Barça”, është shprehur Xavi.

Ndërkohë raportohet që skuadra e fundit që ka shprehur interesim për shërbimet e francezit është PSG e cila thuhet se e dëshiron si zëvendësues të Mbappes që pritet të kaloj tek Real Madridi në verë.