Xavi për De Jong: A është lojtar kyç në skuadrën tonë

Xavi Hernandez ka folur me elozhe për Frenkie De Jong, duke thënë se është një lojtar i rëndësishëm për skuadrën.

Tekniku këto fjalë i tha në vlugun e zërave që e lidhin holandezin me një kalim të mundshëm te Manchester United.

Për t’i demantuar këto në formën e tij, duke e konsideruar kyç mesfushorin.

“E kam thënë shumë herë, De Jong është shumë i rëndësishëm për ne. Situata e tij duhet të shikohet edhe nga prizmi financiar. Nuk kam folur për këtë aspekt me të”, tha ai, transmeton lajmi.net.

De Jong u raportua se është i pakënaqur me situatën që po kalon aktualisht në “Camp Nou” dhe po mendon largimin.