Ancelotti: Hazard do të qëndrojë në Real Madrid edhe për një sezon

Carlo Ancelotti ka njoftuar se Eden Hazard do të qëndrojë për të paktën edhe një sezon te Real Madrid.

Belgu ka pasur një periudhë jo të lehtë me lëndime që prej se u transferua te “Los Blancos”, transmeton lajmi.net.

Përkundër që nuk arriti të japë tërë potencialin e tij, sulmuesi e ka të qartë planin e tij.

Të paktën kështu thotë edhe trajneri i tij te madrilienët, i cili nuk ka mëdyshje për këtë.

“Eden Hazard do të qëndrojë sezonin e ardhshëm. Plani i tij është i qartë”, tha ai.

Mbetet të shihet nëse belgu do t’i bindet dëshirave të teknikut të tij.