Xavi i zhgënjyer, kritikon paraqitjen e Barcelonës ndaj Galatasarayt në Ligën e Evropës

Trajneri Xavi Hernandez ndihet i pas barazimit të Barcelonës në ndeshjen e parë me Galatasarayt në kuadër të 1/8-tës në Ligën e Evropës.

Blaugranët nuk mund të fitonin në ndeshjen e parë të raundit të 16-të të Ligës së Evropës, të zhvilluar të enjten mbrëma në Camp Nou.

Të rinjtë e Xavit nuk patën një paraqitje të fortë, dhe përkundër luftimit, ata nuk arrite t’i thyejnë kundërshtarët e tyre.

Pati disa raste, me Memphis Depay që ishte afër dy herë, por portieri i Inaki Pena, i cili është i huazuar nga Barcelona, ​​bëri një paraqitje të mirë, duke bërë disa pritje të shkëlqyera.

Barça tani shkon drejt Stambollit javën e ardhshme për të fituar nëse dëshiron të kalojë në fazën çerekfinale të Ligës së Evropës dhe Xavi nuk është shumë i kënaqur me performancën që skuadra e tij bëri në ndeshjen e parë.

“Nuk është një rezultat i mirë kur luan në shtëpi. Në pjesën e dytë kemi qenë diçka më mirë, por kur ul intensitetin, ul gjithçka”, ka thënë fillimisht Xavi pas ndeshjes.

“Në fund të pjesës së dytë, ne kemi qenë më mirë. Jemi ndarë më shumë, kemi luajtur me anësorë të pastër”.

“Inaki ka qenë spektakolar, por ne nuk kemi qenë si në ndeshjet e fundit”.

“Është një luftë e pavlefshme. Do të shkojmë të luajmë në Stamboll siç bëmë në Napoli”, përfundoi trajneri i Barcelonës.