Xavi i dëshpëruar me Dembele – të hënën takimi final për të parë nëse ka hapësirë për marrëveshje

Lojtari francez ka kërkuar një rritje të jashtëzakonshme në pagë, dhe krejt pak të justifikueshme.

Sipas raportimeve të fundit, përfaqësuesit e Barcelonës do të takohen me përfaqësuesit e Dembele edhe një herë të hënën, për të parë nëse ka një alternativë që çon në rinovimin e kontratës.

Xavi Hernandez thuhet se është i dëshpëruar nga kërkesat e Dembele. Lojtari i kishte premtuar se gjithçka është e vendosur sa i përket rinovimit.

Të hënën do të vendoset nëse lojtari rinovon, ose nëse do të shitet në janar.