Cristiano Ronaldo: Nuk jam i lumtur me çfarë po ndodh te Man United

Ikona portugeze e futbollit, Cristiano Ronaldo, ka dhënë disa komente lidhur me aventurën e tij të dytë te Manchester United.

Përmes rrjeteve sociale, Ronaldo ka shprehur pakënaqësinë e tij me ato që skuadra e Man United po arrin.

“2021 po vjen drejt fundit dhe ishte larg të qenit një vit i lehtë, përkundër 47 golave të shënuara në të gjitha kompeticionet. Te Juventus, unë isha krenar që fitova Kupën e Italisë dhe Superkupën e Italisë dhe u bëra golashënuesi më i mirë në Serie A. Për Portugalinë, të isha golashënuesi më i mirë në Euro ishte po ashtu një pikë e lartë këtë vit. Dhe sigurisht, rikthimi në Old Trafford do të jetë gjithmonë momenti më ikonik në karrierën time”, ka shkruar Ronaldo.

“Por, nuk jam i kënaqur me çfarë kemi arritur te Man United. Askush nga ne s’është i lumtur. Jam i sigurt për këtë. Ne e dimë se duhet të punojmë shumë, të luajmë më mirë dhe të japim më shumë sesa japim tani. Ta bëjmë këtë festë fundviti një pikë kthyese të sezonit. Ta gjejmë 2022 me mentalitet të fortë. Të prekim yjet dhe ta vendosim këtë klub ku i takon. Bashkohuni, llogarisim në secilin nga ju! Urime Viti i Ri, shihemi së shpejti”, shtoi portugezi.

Ronaldo dhe Man United nuk qëndrojnë aq mirë në Premier League, me rivalët lokal të tyre që dominojnë gjithçka.