Vullnetari kosovar në ushtrinë e Ukrainës uron 28 Nëntorin (VIDEO)

Vullnetari kosovar, pjesë e ushtrisë së Ukrainës, Armendi, ua ka uruar shqiptarëve festën e pavarësisë, 28 Nëntorin.

Ai ua ka uruar këtë festë dy personave në veçanti, Samirit dhe Agonit nga Vushtrria.

Armendi ka kohë që lufton në Ukrainë kundër pushtimit rus, dhe në një storie për Klan Kosovën më parë kishte thënë që kjo është lufta e parë për të, dhe se aty ka vajtur nga Gjermania ku jeton prej vitesh.