Goditet me veturë një këmbësore në Tetovë / Policia jep detajet

Një 32 vjeçare nga një fshat i Tetovës është goditur nga një automjet në lëvizje në rrugën Iliria në Tetovë. Këmbësorja është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore. Automjeti e ka drejtuar një qytetar 47 vjeçar nga Gostivari, përcjell Klan Maqedoni.

“Sot (28- nëntor) rreth orës 17:15 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën “Iliria” në Tetovë, vetura “Pezho 607” me targa të Gostivarit e drejtuar nga 47-vjeçari A.R. nga Belovishtji i Gostivarit ka aksidentuar këmbësoren 32-vjeçare K.Gj. nga Podbregja e Tetovës. Në aksident këmbësori ka pësuar lëndime të rënda, të cilat janë konfirmuar në Spitalin klinik të Tetovës. Në vendin e aksidentit Prokurori publik dhe ekipi i SPB Tetovë kanë kryer këqyrje në vendin e aksidentit”, thuhet në njoftimin e Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë./KlanMacedonia