Vulin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të ishte kërcënim me konflikt të armatosur për Serbinë

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandër Vulin, ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në organizatën ushtarake të NATO-s do të përbënte kërcënim për Serbinë me konflikt të armatosur.

“Asgjë tjetër”, ka shtuar ai, duke bërë komente mbi miratimin e rezolutës nga Kuvendi i Kosovës ku i është bërë thirrje të qeverisë që të nisë punën për anëtarësim, transmeton KlanKosova.tv.

“Vendosja e Kosovës nën patronazhin e aleancës ushtarake do të thoshte anulim të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, shfuqizim i Marrëveshjes së Kumanovës dhe të gjitha garancive të dhëna nga OKB-ja por edhe obligimi i të gjitha shteteve të NATO-s që të jenë të detyruara për mbrojtje në përputhje me nenin për mbrojtje të Kartës së Integritetit Territorial të Anëtarit të sapo pranuar”.