Vuçiq: “Macron më tha se askush nuk do të hyjë në BE para Serbisë, madje as Ukraina”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se presidenti francez Emmanuel Macron i ka konfirmuar se Ukraina nuk do të anëtarësohet në BE para Serbisë.

“Serbia do të ruajë paqen, stabilitetin, do të kujdeset për jetën e fëmijëve të saj. Pozicioni ynë është shumë i vështirë. Unë kam pasur bisedën më miqësore me Macron deri tani. Ai tha se as Ukraina dhe as askush tjetër nuk do të jetë në Bashkimin Evropian para Serbisë”, tha Vuçiq.

Këtë deklaratë ai e bëri gjatë një interviste për Kuririn serb, transmeton Klankosova.

Ai komentoi edhe luftën në Ukrainë.

“Ka një shqetësim në tregun botëror, në prokurimin e mallrave, në marrëdhëniet politike, skena politike globale po ndryshon. Ndonjëherë më duket se ne nuk e kuptojmë se çfarë po ndodh, këto janë ndryshime tektonike – shpjegoi ai dhe theksoi se Serbia nuk ka nevojë për konflikte, transmeton Klankosova.tv.