Me puthje në buzë, më në fund Erjoni deklarohet për Mikelën

Mikela është vajza e vetme që vazhdon të jetë pjesë e “Për’puthen” që nga fillimi i këtij sezoni.

Pak kohë më parë, ajo është deklaruar për Erjonin, shkruan lajmi.net.

E ky i fundit ishte mes dy vajzave dhe nuk ishte i gatshëm për të vendosur mes Mikelës dhe Rrushes.

Më në fund ai mbrëmë dha vendimin e tij duke hequr dorë nga Rrushja dhe duke u deklaruar për Mikelën.

Me një puthje në buzë dhe disa fjalë që ai ka zgjedhur t’i thotë, Erjoni në program tash e tutje është vetëm për Mikelën./Lajmi.net/