Vox Pop: A i nevojiten ndryshime Tetovës në zgjedhjet lokale? (Video)

Kryetarja aktuale e Tetovës, Teuta Arifi, sipas të gjitha gjasave do të kandidojë për mandatin e tretë në krye të kësaj komune. Por, qeverisja prej tetë vitesh duket se ka krijuar edhe pakënaqësi te qytetarët. Ekipi i gazetës LAJM ka zhvilluar një anketë në Tetovë. Shumica e të anketuarve shprehen të pakënaqur nga puna e qeverisjes lokale dhe numërojnë problemet e pazgjidhura. Trafiku, mungesa e parkingjeve, korrupsioni, mbeturinat, problemet me ujin e pijshëm janë disa nga ankesat për të cilat qytetarët nuk hezitojnë të flasin para kamerës. Në videon më poshtë mund të ndiqni qendrimet e tetovarëve për qeverisjen lokale.