Vonohet vendosja e kamerave termale në Aeroportin e Shkupit

Institucionet shëndetësore në vend nuk arritën në kohë të instalojnë Kamerat termale në Aeroportin e Shkupit për të kontrolluar udhëtarët nga Dubai, nga ku dyshohet se mund të ketë udhëtar që mund të jenë të prekur ose me simptoma nga Korona virusi.

Gazetarët sot nuk u lejuan që të hyjnë me kohë në pjesën ku bëhen kontrollet me kamerë termale të udhëtarëve, ndërsa hyrja në këtë zonë iu mundësua pasi të gjithë pasagjerët që kanë arritur nga Dubai kishin kaluar pjesën e Kamerës termale.