VMRO-ja proteston për drejtësi para Gjykatës Supreme

Pas LSDM-së në pushtet, për drejtësi po proteston edhe VMRO-DPMNE-ja opozitare. Protesta nisi para Prokurorisë për të vazhduar më pas drejt Gjykatës Supreme. Në skenën e vendosur për marshin për drejtësi përpara Gjykatës Penale interpretohen kryesisht këngë popullore maqedonase, ndërsa marshi drejtohet nga kreu i VMRO-së Hristijan Mickoski dhe zyrtarët e tjerë partiak. Në protestën për drejtësi të opozitës ndër brohoritjet kryesore janë ato kundër ndryshimit të emrit kushtetues, kundër ish kryeministrit Zaev,dhe kundër qeverisë aktuale të cilën e cilësojnë si kriminale.