Rregullorja e re, Kurti si kryeministër mund t’i emërojë deri në 15 këshilltarë

Ajo që bije në sy është kufizimi i numrit të këshilltarëve për pozitën e kryeministrit dhe zëvendëskryeministrave, që megjithatë po del të mos jetë edhe aq i vogël.

Kryeministri i vendit, në bazë të rregullores së re, mund të ketë deri në 15 këshilltarë për vete, teksa dy zëvendësat e tij mund të kenë nga 10 të tillë.

Ndërkaq, ministrat në Qeverinë Kurti mund të kenë deri në gjashtë këshilltarë.