Conte: Kufizimi i qarkullimit të lirë të italianëve i padrejtë dhe i papranueshëm

Kryeministri italian, Giuseppe Conte paralajmëroi sot se kufizimet e qarkullimit të lirë të italianëve nga shtetet, për shkak të epidemisë së koronavirusit, do të ishin të padrejta dhe të papranueshme.

“Do të ishte e padrejtë që shtetet e huaja të detyronin kufizime, ne nuk mund t’i pranojmë”, deklaroi Conte para shtypit.

“Italia mund t’i lejojë lehtësisht të udhëtojnë bashkëqytetarët e saj, sepse ne jemi një vend që ka marrë masa efikase dhe që ka në dispozicion një sistem shëndetësor të shkëlqyer”.

Këto deklarata të kreut të qeverisë italiane vijnë para një takimit në Romë mes ministrave të Shëndetësisë të vendeve fqinje për adoptimin e një rregulloreje të përbashkët.

Ministrat e Francës, Zvicrës, Austrisë, Sllovenisë, Kroacisë, në kufi me Italinë, si edhe Gjermania dhe Bashkimin Europian do të përpiqen të përcaktojnë linja të përbashkëta veprimi përballë epidemisë.