VMRO-DPMNE: Rasti për furnizim të dokumenteve të udhëtimit duhet të ketë epilog juridik

Qeveria kriminele zhvatëse e Zoran Zaevit dhe Oliver Spasovskit para largimit hyri në një skandal të madh.

LSDM, Zaev dhe Spasovski përmes MPB-së në mënyrë kriminele furnizon dokumente udhëtimi. Tenderi skandaloz peshon rreth 20 milionë euro, ndërsa e tërë procedura është jashtë procedurave ligjore.

Njëherit, sipas planit të furnizimit të pasaportave dhe dokumenteve personale në MPB, në vitin 2019 ishin paraparë mjete në vlerë prej rreth 7 milionë euro. Menjëherë më pas ndërmarrja e njejtë dhe ofertuesi i vetëm “Veridos” kërkon shumë prej rreth 20 milionë euro, shumë e cila është siguruar nga qeveria kriminele zhvatëse e LSDM-së.

Për atë se e tërë procedura është kriminele, dëshmon edhe fakti se Kontrata për marrëveshjen kornizë në vlerë prej 19.681.666 euro është bërë më 05.12.2019, ndërsa vendimi për zgjedhje dhe raporti i procedurës për këtë furnizim publik janë bërë dje arkivuar më 06.12.2019, përkatësisht një ditë më vonë pasi që është arritur marrëveshja kornizë nga ana e MPB-së me ndërmarrjen “Veridos”.

Plotësisht nga kjo, gjatë procedurës ndërrohen edhe anëtarët e Komisionit për furnizim të tenderit sipas dëshirës së LSDM-së për ta aprovuar punën kriminale të Spasovskit dhe Zaevit.

LSDM, Zaev dhe Spasovski me vetëdije i shkelin të gjitha normat ligjore në llogari të pasurimit personal.

Krim, zhvatje, shantazh, kërcënime, mitmarrje, janë karakteristika të sundimit të LSDM-së, Zaevit dhe Spasovskit.

Prokuroria publike për të tretën ditë po heshtë për këtë skandal me peshë rreth 20 milionë euro.

LSDM, Zaev dhe Spasovski janë të lidhur me prokurorinë publike duke e shkelur rendin kushtetues dhe sundimin e së drejtës në Republikën e Maqedonisë.

Ky është rast serioz i cili duhet të fitojë epilog juridik. Prokuroria publike duhet të ketë guxim dhe të veprojë pas zërave të arritur.

Zoran Zaev dhe LSDM janë fajtorë për humbjet, mashtrimet dhe krimet.

Më 12 prill pason përgjegjësia.

Zoran Zaev dhe LSDM asnjëherë më.

Me respekt,

Qendra e VMRO-DPMNE-së për komunikim