VMRO-DPMNE: Për datën e zgjedhjeve negociata me Zaevin dhe Sheqerinskën

VMRO-DPMNE-ja njoftoi se nëse Kryeministri Dimitar Kovaçevski nuk ëhstë I gatshëm ta pranojë ofertën e liderit Hristijan Mickoski për një takim ku do të dakordohet data për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, kjo parti është e gatshme të negociojë me ish-Kryetari dhe Nënkryetarin e LSDM-së, Zoran Zaevin dhe Radmila Sheqerinska.

VMRO – DPMNE

“Kovaçevski le të mendohet mirë deri më 10 Maj dhe të prononcohet për ofertën, kurse ndërkohë le t`i konsultojë organet e partisë ose të paktën mentorët e tij politik në LSDM. Nëse Kovaçevski nuk është i gatshëm ta pranojë ofertën e VMRO-DPMNE-së, jemi të gatshëm të bisedojmë me secalin në LSDM që miraton vendime, pa marrë parasysh nëse është Zaevi apo Sheqerinska”

Mickoski dje I propozoi Kryeministrit Kovacevski një takim public ku do të dakordohej data e zgjedhjve të jashtëzakonshme parlamentare. Mickoski tha se përgjigje pret deri më 10 Maj. Nëse s`ka përgjigje, Mickoski paralajmëroi se do të ndërmerren hapa serioze.

Kryeministri u kundërpërgjigj se s`ka nevojë për takime për zgjedhje dhe se vendit nuk I duhen zgjedhje të parakohshme. Ai bëri thirrje për veprim me përgjegjësi të partive politike duke shtuar se nuk pranon shantazhe.