Në afërsi të Çarshisë së Vjetër të Shkupit, rreth 50 metra larg saj, ndodhen disa objekte me pamje të pazakontë, të cilat kanë tërhequr vëmendjen e qytetarëve.
Pamjet e publikuara në grupin e Facebook-ut „Skopje Skopska“ tregojnë ndërtesa të ndërtuara njëra mbi tjetrën, ndërsa pranë tyre shihet edhe një gropë e madhe e mbushur me mbeturina.
Lokacioni ndodhet pranë „Galerija 7“, ku, sipas postimit, vizitorët mund të shijojnë lahmaxhunin, por edhe një pamje aspak të zakonshme të ndërtimeve dhe mbeturinave përreth.
Maqedoni Pamje të pazakonta në Bit Pazar: Ndërtesa mbi ndërtesa dhe një gropë...







