Visar Ademi: Grubi i brengosur për “makinerinë votuese” në administratë (VIDEO)

Analisti i njohur Visar Ademi, ka komentuar paralajmërimet e zyrtarëve të BDI-së për subvencionimin punësimeve nga ana e Qeverisë, në baza etnike nëpër kompanitë private. Gjatë një prononcimi për gazetën LAJM, ai tha se paralajmërimet e tilla që kohë më parë i bëri zëvendëskryeministri Artan Grubi, vijnë pas deklaratave të kryeministrit Zaev për shkurtimin e administratës dhe se të njejtat janë brengë e të partisë për të ruajtur “makinerinë votuese” të punësuar administratë.

Visar Ademi: Grubi i brengosur për "makinerinë votuese" në administratë, jo për shqiptarët

Visar Ademi: Grubi i brengosur për "makinerinë votuese" në administratë, jo për shqiptarët

Posted by Lajm TV on Wednesday, September 30, 2020

“Kjo është interesante, prandaj unë e dua ekonominë, sepse ekonomia është dora e padukshme ku oferta dhe kërkesa duhet të barazohen. Ofruesi i vendit të punës është sektori privat dhe e përcakton çfarë është e nevojshme, por edhe kriteret e nevojshme për punë. Mendoj se ka kaluar koha kur si kriter vihej njohja e një gjuhe të huaj. Tani më tepër fokusohet në kërkesën e kompetencave sepse kompanitë tona nuk konkurojnë vetëm në tregun lokal, por edhe në tregjet rajonale, atje ku nuk është e domosdoshme as gjuha maqedonase, aq ajo shqipe, por gjuha angleze, franceze, etj. Pra, kompanitë sot në ekonominë e dijes duhet të fokusohen në shitjen e produkteve në tregje globale më të mëdha se Maqedonia. E dyta, mendoj që kjo masë është populiste, është ajo që e paralajmëronte Zoran Zaev që 20% e fuqisë punëtore në sektorin publike duhet të largohen nga puna dhe unë mendoj se Artan Grubi është më tepër i shqetësuar për votuesit e vetë dhe të BDI-së, sepse ato 20% i bie 30 mijë persona, një numër i madh do të jenë shqiptarë që do të duhet t’i strehon diku sepse ato janë makineria votuese e BDI-së dhe mendoj se ai më tepër është i brengosur për votuesit e tij sesa për shqiptarët”, u shpreh Visar Ademi gjatë një prononcimi për gazetën LAJM.