Virusi korona, qeveria paraqet masat ekonomike

Në konferencën e sotme të përbashkët me ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi si dhe me guvernatoren e Bankës Popullore, Anita Bezhovska, zv/kryeministrja për Çështje Ekonomike, Milla Carovska  ka prezantuar masat ekonomike që do të ndërmerr qeveria si pasojë e pandemisë së virusit korona.

-Qeveria siguron 5.7 milion euro nga Banka Zhvillimore e Maqedonisë së Veriut si kredi për kompanitë e vogla dhe të mesme. Çdo kompani e prekur nga situata me virusin korona do të mund të merr kredi nga 3 deri në 30.000 euro varësisht prej numrit të punëtorëve. Kompanitë me 10 punëtorë do të mund të marrin kredi nga 3.000 deri në 5.000 euro, ata me nga 10 deri në 50 punëtorë do të mund të marrin kredi nga 10.000 deri në 15.000 euro. Ndërsa kompanitë e mesme me nga 50 deri në 250 punëtorë do të mund të marrin kredi nga 15.000 deri në 30.000 euro. Kreditë janë pa kamatë, respektivisht 0% kamatë me grejs periudhë prej 6 muaj dhe kohë për prej 24 muajve.

-Qeveria merr masë për realizimin e pagave me kohë ndaj punëtorëve. Do të subvencionohen kontributet e punëtorëve me 50%, në sektorin e turizmit, transportiti dhe në sektorët tjera të prekura nga masat e qeverisë kundër virusit korona, për muajin prill, maj, qershor.

-Qeveria u sugjeron fabrikave me numër të madh të punëtorëve që të ri-organizojnë orarin, nëse është nevoja deri në 4 ndërrime me qëllim që të zvogëlohet numri i punëtorëve si dhe dezinfektimin e ambientit pas mbarimit të secilit ndërrim./Alsat