Virusi korona, pacientja e parë lëshohet për kurim shtëpiak

Ministria e Shëndetësisë informon se pacientja e parë në Maqedoni me virusin korona sot lëshohet në trajtim shtëpiak. Ajo tashmë është testuar për herë të dytë, në përputhje me rekomandimet e OBSH-së dhe ka rezultuar negativ.

Gjendja e pacientëve tjerë është stabile, përfshi këtu edhe gjendja e pacientes e cila është në aparate të frymëmarrjes. Edhe 5 pacientët e tjerë që po kurohen në spitalin e Dibrës janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Për momentin priten rezultate për tre persona nga Dibra.