Ronaldinho: Kam hallin e nënës

Ronaldinho mbeti në burg, bashkë me vëllanë e tij, Roberto de Assis, në Asunción (kryeqyteti i Praguait), pasi u arrestua më shumë se një javë më parë për falsifikim të pasaportave. Apeli vendosi ta mbante në në paraburgim, duke hedhur poshtë propozimin e mbrojtjes për të ofruar tetë milionw dollarë si garanci pasurore.

As Ronaldinho dhe as vëllai i tij nuk u paraqitën në seancë, por u përfaqësuan nga avokatët e tyre në seancën dëgjimore që u zhvillua të martën në Pallatin e Drejtësisë në Asunción (Paraguai).

Ronaldinho po mbahet në “Quadrilatero”, një sektor i vendosur në katin e fundit të ndërtesës kryesore që strehon policë me procese gjyqësore, përveç politikanëve të ndjekur penalisht për korrupsion dhe trafik droge.

Ish-sulmuesi Brazilian u vizitua në burg nga Carlos Alberto Gamarra, ish-lojtar i Atlético Madridit dhe Interit, si dhe ish-kapiten i përfaqësueses së Paraguait, i cili tregon bisedën me brazialinin: “Ronaldinho më tha: unë vij nga shtresat e varfra, e kam provuar vuajtjen, e vetmja gjë që më shqetëson është nëna ime. Jam një burrë dhe duhet ta përballoj vetë gjithçka që vjen.”

Gamarra dëshironte t’i ofronte ndihmë Ronaldinhos në këtë situatë të ndërlikuar që po kalon ish-futbollisti “Canarinha”.

Në të njëjtën intervistë që dha për mediet në Paraguai, Carlos Gamarra pohoi:

“Ai është mirë, nënshkruan autografe për të gjithë djemtë e tjerë në burg. Isha në një dhomë duke biseduar me të. Dje ishte një ditë vizite dhe kishte shumë njerëz.”