Vikendi me shi, nga e hëna moti stabilizohet sërish

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike kumtoi se nesër pasdite, në orët e mbrëmjes dhe pasnesër vendi do të përfshihet nga masa e lagësht e ajrit, për shkak të së cilës priten reshje të shiut. Reshjet do të jenë më të rrëmbyeshme të dielën.

“Nesër gjatë ditës vranësira do të rritet, pasdite dhe gjatë natës do të ketë reshje të shiut, ndërsa do të ketë edhe kushte për bubullima të ralla. Të dielën nën ndikim të masës së lagësht dhe më të ftohtë reshjet do të jenë më të rrëmbyeshme, mbi 20 litra në metër katror, në pjesët malore dhe në disa vende më të larta do të jenë të dëborës”, kumtoi DPHM.

Gjatë uikendit do të fryejë erë veriore mesatare përkohësisht e përforcuar dhe temperatura e ditës nga e diela dukshëm do të bie për më shumë se 10 gradë Celsius.

Nga e hëna do të fillojë stabilizimi i motit.