Vetura e vjedhur në Kosovë gjendet në një fshat të Shkupit

MPB e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se ka arritur të gjejë dhe të kthejë një veturë të vjedhur në Kosovë. Sipas MPB-së, pas pranimit të informartës nga Ingerpol se në Lebane është vjedhur një veturë “Opel Insignia”, pronë e një kompanie “rent a car” në Prishtinë, janë marë masa operative për gjetjen e saj, transmeton gazeta Lajm.
Pas hetimeve të bëra, vetura është gjetur në fshatin Koliçan të Epërm të Shkupit dhe është kthyer në Kosovë.