Taravari: Pushteti dështoi me pandeminë, ndihmën e opozitës nuk e pranon

Sekretar i Përgjithshëm i ASH-së, Arben Taravari ka auzuar pushtetin se ka dështuar me menaxhimin e pandemisë Covid 19.

“Ministria e Shëndetësisë, respketivisht Komisioni i Sëmundjeve Ngjitëse nuk ka pasur aspak strategji për menaxhimin e pandemisë me Covid 19. Ne si opozitë ASH-AAA vazhdimisht kemi kërkuar ata të ulen dhe të përpilojnë startegji për menaxhim sa më të mirë. Nuk e kanë bërë për fat të keq gati 8 muaj sa zgjat pandemia”, tha Sekretari i ASH-së, Arben Taravari në emisionin “Eneter” në Tv Shenja.

Ne nuk kemi pasur vetëm kritika tha më tej Taravari, por edhe propozime konkrete si opozitë ndaj pushtetit.

“Kritikat tona nuk kanë qenë për sulm ndaj pushtetit, por kanë qenë ndihmë dhe sugjerime, të ketë strategji, udhëzues se si të trajtohen pacientët, pasi të gjithë pacientët e sëmurë kërkojnë ndihmë dhe drejtohen në Shkup. Vetëm mbrëmë kishte 2-3 pacientë që nuk kishte vend ku ti vendosin”, tha më tej Taravari.

Sipas Taravarit keq-menaxhimi ka sjellur të kemi shumë motra dhe mjekë të infektuar me Covid 19.

“Mjekët dhe i gjithë personeli shëndetësor e bëjnë maksimumin e mundur, por shteti duket se nuk bën asgjë”, tha ai.

Ai edhe një herë e kundërshtoi që Klinika e Neurologjisë të shndërrohet në qendër Covid. Ai tha se si opozitët i kanë propozuar minsistrit të shëndetësisë ti hap dyertë për mjekët-ekspert të opozitës për ndihmë, por për fat të keq ata nuk kanë dëshirë të dëgjojnë për diçak të tillë, tha Taravari.

Vendi ynë, tha Taravari qendron më keq se çdo vend në rajon dhe kjo nuk mund të arsyetohet sipas tij me numrin e lartë të të testuarve, pasi kjo është gënjeshtër.