Vetëvendosje jep alarmin, ja kush qëndron prapa skenarit për ndarjen e Kosovës – ja zgjidhja e vetme!

Lëvizja Vetëvendosje, përmes një komunikate për media, ka dhënë një alarm sa i përket gjendjes në vend. ta realizojnë

Kjo parti konsideron se “klubi” që në vitet 2013-15 deshën bosnjëzimin e Kosovës, ky klub i vjetër dhe i marrë fund edhe tani është për ndarjen e vendit në mënyrë që ta ndajë dhe mbajë pushtetin.

Vetëvendosje e Kurtit kërkon zgjedhje të reja, pasi sipas tyre, vetën këto të fundit mund t’ia legjitimitetin vendin.

Ja komunikata e plotë:

Lëvizja VETËVENDOSJE! e pat lexuar saktë planin e Serbisë për bosnjëzimin e Kosovës. Është klubi i vjetër politik që më 2013 dhe 2015 deshën ta realizojnë këtë plan.

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që “Zajednica” e shkelte Kushtetutën në plotë 23 pika, presidenti doli te plani për shkëmbim territorial që prapë është ndarje e vendit, kurse kllapa tjetër me një kryeministër të paligjshëm mbeti te “Zajednica” me deklarata që këtë kohë e shtynë edhe përfaqësuesin e BE-së për dialog të thotë se kushtetuta nuk është Bibël.

Ky klub i vjetër dhe i marrë fund, është për ndarjen e vendit në mënyrë që ta ndajë dhe mbajë pushtetin.

Duhen zgjedhje të lira e demokratike, në mënyrë që vendit t’i kthehet një qeveri legjitime që i shpallë përfundimisht të vdekura këto projekte.