Edi Rama zbulon pllakën përkujtimore në Konsullatën e Shqipërisë në Manastir

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mori pjesë në zbulimin e pllakës përkujtimore në Konsullatën e Nderit të Shqipërisë në Manastir, me rastin e 100-vjetorit të Konventës Konsullore të vitit 1926.

Në këtë ceremoni, Konsulli i Nderit, Imer Selmani, theksoi rëndësinë historike të Manastirit për shqiptarët, si qyteti ku u mbajt Kongresi i Alfabetit dhe ku u hodhën themelet e njësimit të gjuhës shqipe.