Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 2, Vesa Vllasaliu, i është rikthyer edhe një herë historisë së bujshme me Mërgim Berishën.
Ajo tregoi në detaje për lidhjen e tyre të dashurisë, tradhtinë e shoqes së ngushtë si dhe për abortin që pësoi.
Bukuroshja nga Gjilani mes tjerash pa edhe disa tituj të portaleve në lidhje me këtë, ku edhe kishte folur vëllai i ish-të fejuarit.
“Vëllai i vet normal që flet keq për mua, sepse kam biseda (chat) që më ka shkruar edhe mua”, u shpreh fillimisht ajo.
Vllasaliu tutje theksoi: “Ai është i martuar me tre fëmijë dhe e ka tradhtuar gruan e tij e më ka shkruar edhe mua. Le të flasin çka të dojnë”, ka thënë Vesa.