Priscilla Presley nuk gjeti kurrë një dashuri më të madhe se ish-bashkëshorti i saj, Elvis Presley.
Aktorja, e cila ishte e martuar me këngëtarin e ndjerë nga viti 1967 deri në vitin 1973, zbuloi se pse nuk u martua kurrë në disa pyetje që iu bënë në ‘South Point’ në Las Vegas të premten.
“Të jem e sinqertë me ju, nuk kam dashur kurrë të martohem pas tij. Unë kurrë nuk kam pasur ndonjë dëshirë”, shpjegoi ajo për People.
“Askush nuk mund të krahasohej me të”, theksoi mes tjerash ylli i famshëm.
Ndërsa Priscilla, 78 vjeçe, nuk e konfirmoi drejtpërdrejt thashethemet e kahershme se ajo u zotua të mos martohej më kurrë derisa Elvis ishte gjallë, ajo tha se do t’i ishte thyer zemra ta shihte me dikë tjetër.