“Kam shënuar het-trik me klubin më të madh në Angli”, Nicolas Jackson trondit tifozët e ekipeve rivale me deklaratën e tij

Tottenham Hotspur – Chelsea ka qenë një nga ndeshjet më të mira këtë edicion në elitën e futbollit anglez Ligën Premier.

Ka qenë skuadra mysafire Chelsea që ka fituar këtë duel me rezultat të thellë 1-4, por që Spurs mbetën me dy futbollistë më pak në fushë.

Padyshim që më meritori për këtë fitore të Chelseat ishte sulmuesi Nicolas Jackson që realizoi het-trik, derisa Palmer shtoi një gol tjetër.

Sulmuesi senegalez pas ndeshjes ka qenë shumë i entuziazmuar, duke e quajtur Chelsean klubin më të madh në Angli.

“Është hat-triku im i parë, kështu që jam i lumtur që e kam bërë me klubin më të madh në Angli dhe kudo”, tha sulmuesi duke treguar logon e Bluve në kamerat e Sky Sports.

“Jam shumë i lumtur dhe ka qenë një kohë e vështirë për të gjithë në ekip. Ne po kthehemi shumë ngadalë dhe jam i lumtur që kam shënuar tre gola”, tha Jackson.

22-vjeçari iu bashkua Chelseat këtë edicion nga Villarreal për 37 milionë euro, derisa në 13 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës ka realizuar gjashtë gola.

Deklarata e Jackson nuk është pritur aspak mirë nga tifozët e skuadrave rivale në Angli, pasi shumë prej tyre mendojnë se Liverpool, Manchester United e Arsenal janë skuadra më të mëdha se Chelsea.